Bislimi: Procesin e integrimit e kemi prioritet

12 nëntor 2021 | 11:42

Zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi, ka deklaruar se qeveria Kurti e ka prioritet procesin e integrimit evropian të vendit.

Gjatë raportimit në Komisionin për Integrim Evropian, ai ka thënë se qeveria ka analizuar mirë të gjitha gjetjet e raportit të fundit të progresit.

“Ne kemi analizuar me kujdes raportin që ka 43 faqe dhe kemi analizuar të gjitha të gjeturat. Një problematikë që kemi vërejtur ka të bëjë që metodologjia i përgjigjet vetëm rrethanave në terren. Raporti flet për mungesë të shumicës parlamentare dhe i referohet periudhës para marsit. Qeveria Kurti 2 procesin e integrimit e ka marrë me prioritet të madh. Menjëherë kemi aktivizuar mekanizmat tanë”, ka deklaruar Bislimi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëspresidentja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kamala Harris, të…