Bislimi propozon pako për emergjencë fiskale, thotë se të hyrat nga dogana mund të jenë 200 milionë euro më pak

27 mars 2020 | 15:12

Ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, ka propozuar të premten një pako për emergjencë fiskale.

Ai ka thënë se masat e marra për mbrojtje nga koronavirusi e kanë penguar prodhimin dhe ka rënie të aktivitetit ekonomik në tri kategori, tek qytetarët, komuniteti i biznesit dhe buxheti i shtetit.

“Kapaciteti është shumë i kufizuar dhe borxhi është i lartë për shkak të pa pagesave. Masat e Qeverisë edhe në aktivitetin ekonomik janë reflektuar me një automatizëm edhe te të hyrat doganore dhe tatimore nga 7.5 deri në 12.5 për qind. Mund të ketë 200 milionë euro më pak të hyra”, ka thënë ai.

Bislimi ka thënë se në kuadër të pakos së masave emergjente që ka përgatitur Ministria e Financave dhe Transfereve është përgatitur një raporti mbi gjendjen e ekonomisë pas përhapjes së pandemisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka ndërruar jetë për shkak të koronavirusit, aktori i njohur…