Bislimi publikon një sondazh: LV-ja do t’i ketë më shumë se 60 deputetë në Kuvend

23 dhjetor 2020 | 12:23

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi, ka publikuar një sondazh në lidhje me preferencat e votuesve për partitë politike.

Bislimi, duke iu referuar këtij sondazhi sipas të cilit Vetëvendosja do t’i fitojë 55 deputetë, ka thënë se partia e Albin Kurtit do ta tejkalojë këtë sondazh.

“Ajo që mund të thuhet me siguri të plotë është që edhe përkundër gjithë këtyre elementeve të listuara më sipër, me vetëm pak më shumë angazhim, LV do ketë më shumë se 60 deputetë në kuvendin e ardhshëm të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Bislimi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Bislimit:

SONDAZHI I FUNDIT PËR KËTË VIT QË TREGON PREFERENCAT E VOTUESVE TË VENDIT – OMNIBUSI I REALIZUAR NGA UBO CONSULTING

Ky sondazh është mbase përgjigjja më e mirë për të gjithë ata “analistë” dhe “njohës” të zhvillimeve politike në Kosovë që pohojnë se sistemi ynë elektoral pamundëson rezultat me mbi 50% për një subjekt politik. Dhe për atë se si e shohin qytetarët tanë “mirëqeverisjen” e Hotit dhe “opozitarizmin” e PDK-së.

Më poshtë keni rezultatet e sondazhit të fundit të realizuar javën që shkoi, me kritere që reflektojnë strukturën demografike, gjinore, etnike dhe urbane të vendit.

Kujdes në interpretimin e rezultatit meqë i njëjti nuk ka mund të inkorporojë disa variabla të cilat mund të kenë ndikim në numrin final të ulëseve:
1. Nuk e reflekton fuqinë politike të përkthyer në votë nga ana e diasporës.
2. Nuk e reflekton ndikimin eventual të iniciativës qytetare të paralajmëruar nga Vjosa Osmani
3. Nuk e reflekton ndikimin në vota që prodhohet nga suksesi apo dështimi i fushatës zgjedhore (dihet që në zgjedhje, zakonisht PDK e ruan elektoratin sipas sondazheve, VV shënon rritje, kurse LDK gjithnjë ka rezultat më të ulët në zgjedhje se sa në sondazhe).
4. Nuk reflekton goditjen që i vije subjekteve të koalicionit qeverisës pas shpalljes së qeverisë së tyre si antikushtetuese,
5. Nuk e reflekton ndikimin pozitiv apo negativ që pritet të ketë në mbështetje secili subjekt politik pasi të bënë publik emrin e kandidatit të tij për kryeministër.
6. Nuk e reflekton as rritjen e votave për KV-në, falë sulmeve e fryrjeve të porositura dhe sinkronizuara nga pseudoanalistët që vërshojnë studio televizive në kohë fushate.

Por, ajo që mund të thuhet me siguri të plotë është që edhe përkundër gjithë këtyre elementeve të listuara më sipër, me vetëm pak më shumë angazhim, LV do ketë më shumë se 60 deputetë në kuvendin e ardhshëm të Republikës së Kosovës.

No photo description available.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi Diego Costa pritet të largohet nga Atletico Madridi, raportojnë…