Bislimi: Qeveria e ka trajtuar me seriozitet temën e dialogut me Serbinë

25 shkurt 2022 | 12:52

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ka thënë që qeveria e Kosovës e ka trajtuar me seriozitet të lartë temën e dialogut me Serbinë, duke listuar edhe njëherë pikat që thotë t’u jenë përmbajtur.

“Në kuadër të angazhimit të katërt, Qeveria e ka trajtuar me seriozitet të lartë edhe temën e dialogut me Serbinë duke e angazhuar si kryenegociator, zëvendëskryeministrin e parë të qeverisë”.

“Kjo ka dëshmuar një dallim thelbësor si në raport me qasjen e palës serbe, ashtu edhe me atë të qeverisë paraprake. Në kuadër të dialogut të zhvilluar ne kemi etabluar disa principe bazë të cilave u jemi përmbajtur gjatë raundeve të bisedimeve qoftë në nivel të krerëve shtetërorë ashtu edhe në atë të kryenegociatorëve”, ka thënë Bislimi në Kuvendin e Kosovës.

Më tutje, ai ka thënë se Kosova synon normalizimin e plotë të raporteve me Serbinë, duke e përmbyll dialogun me njohje reciproke.

“Tema e të pagjeturve është nxjerrë nga ky princip për shkak të urgjencës që rrethon të njëjtën dhe për të është biseduar gjatë secilit raund të negociatave”, ka thënë Bislimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtari ukrainas, Vitaliy Skakun hodhi në erë një urë në…