Bislimi: Qytetarët kanë 2 miliardë euro më shumë në xhepa – është në natyrën e bizneseve të ankohen

14 dhjetor 2023 | 16:25

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka thënë se qytetarët e Kosovës i kanë 2 miliardë euro më shumë se para dy viteve, ndërsa ka thënë se mirëqenia e qytetarëve është rritur.

Në një intervistë për “RTK”-në, Bislimi ka shpjeguar mënyrën se qysh qytetarët i kanë 2 miliardë euro më shumë.

“Mirëqenia është relative. Ti mundesh me qenë me pagë 3 mijë euro dhe mos me u ndi që ke mirëqenie ekonomike. Mundesh me pasë pagën 500 euro dhe me u ndi që nuk të mungon asgjë. Është bukur relative”

“Unë po them që qytetarët e Kosovës i kanë në xhepat e tyre diku 2 miliardë euro më shumë se 2 vite më parë. Ti po thua ‘po nuk po duket’. Tash ju me më pa, nuk e shihni asnjë euro te unë, sepse unë nuk i mbajë me vete monedhat, paratë i mbaj në bankë. Nuk duket kjo. Nuk duket mirëqenia kur del jashtë. Ajo ndihet brenda familjes”, ka thënë Bislimi, duke shtuar se “statistikat tregojnë që jeta është më e mirë”.

Bislimi gjithashtu ka mbajtur ligjëratë për ankesën, duke thënë se është në natyrë të bizneseve që të ankohen.

“Bizneset nuk hapen sepse dikush thotë ‘po du me punësu punëtorë’. Bizneset hapen se duam të kemi profit. Unë po them bizneset kanë 800 milionë euro më shumë profit ose 700, ti po thua ‘po s’po kanë punëtorë’. Bizneset që nuk ankohen kurrë s’kanë me ecë tutje. Është në natyrën e bizneseve me u anku se kjo pastaj i rritë ambiciet dhe ata pastaj ecin, zgjerohen dhe është mirë për neve që ankohen. Edhe kur t’i bëjnë 8 miliardë profit kanë me u anku”, ka thënë Bislimi.

Më tutje, ai ka theksuar se duhet ankuar nëse dëshiron që të rritet paga.

“Në qoftë se unë nuk ankohem që e kam pagën e vogël, s’ka me m’u rritë kurrë paga. Do me thënë është në natyrën e të menduarit racional kjo. Nuk është problematike”, ka thënë Bislimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tre persona janë arrestuar në Danimarkë dhe një tjetër në…