Bislimi raporton me dyer të mbyllura për dialogun
15 shkurt 2024
| 10:49
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ka nisur raportimin e tij në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë, me dyer të mbyllura. Raportimi lidhet me dialogun Kosovë-Serbi.
Mbledhja e këtij komisioni ka qenë e mbyllur për media dhe se mediet janë lejuar që të marrin pamje vetëm në fillim të takimit.
Më këtë rast, ky komision ka votuar draft-planin e punës së Komisionit për sesionin pranveror 2024. /EO