Bislimi raporton sot në Komisionin për Integrime Evropiane
13 qershor 2024
| 08:51
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, do të raportojë sot në Kuvendin e Kosovës, para deputetëve të Komisionit për Integrime Evropiane.
Raportimi i Bislimit është paraparë të nis nga ora 10:00.
Në rend dite pritet të jetë Programi Kombëtar për Integrim Evropian (PKIE) 2024-2028.
Nuk dihet nëse aty do të trajtohet edhe ndonjë temë tjetër me rëndësi të veçantë.