Bislimi raporton sot për dialogun me Serbinë
15 shkurt 2024
| 08:01
Zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi, sot në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë do të raportojë lidhur me dialogun me Serbinë.
Ndryshe dje zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, përmes platformës ‘X’ ka kritikuar përfaqësuesin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, për qasje jo të drejtë në procesin e normalizimit ndërmjet dy vendeve.