Bislimi: Reciprociteti për targat iu komunikua bashkësisë ndërkombëtare 12 ditë para zbatimit

04 tetor 2021 | 11:43

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi u është përgjigjur deputetëve të Kuvendit të Kosovës në lidhje me marrëveshjen për targat.

Ai ka thënë se në këto diskutime për targat kishte shumë të pavërteta, e njëra prej tyre ishte edhe ajo se vendimi për reciprocitetin ishte i pa konsultuar me opozitën dhe bashkësinë ndërkombëtare.

“Ky vendim u është komunikuar si bashkësisë ndërkombëtare, ashtu edhe opinionit vendor që në datën  9 shtatorit 2021, do të thotë 12 ditë para fillimit të zbatimit të tij. Dhe, unë deri më sot nuk e kam ditur që Ministria e Punëve të Brendshme duhet të konsultohet me kryetarin e grupit parlamentar të PDK-së para se me marrë ndonjë vendim operativ”.

“Është e vërtetë që Serbia për dy dekada ka lëshuar targa ilegale, por jo edhe se nuk janë pranuar kurrë nga Kosova. Ato janë pranuar, janë toleruar dhe lejuar dhe janë parkuar edhe para ndërtesës së Qeverisë për vite me radhë”, ka thënë Bislimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të…