Bislimi: Serbia ka kapacitete që ta destabilizojë Ballkanin, armët e përdorura në Banjskë s’mund të blihen çdo kund

11 tetor 2023 | 12:22

Në Serbi nuk ka politikë të mirëfilltë. Politika serbe bazohet në sajesa, trillime, gënjeshtra dhe kontroll të opozitës, gjë që krijon frustrim të brendshëm politik, destabilitet të brendshem politik, por edhe eksportim të krizave sidomos në Ballkan.

Si rezultat i konflikteve të brendshme, Serbia karakterizohet me dhunë të brendshme dhe vrasje politike te udhëheqësve të tyre.

Kështu është thënë në konferencën e Institutit për Studime të Luftës Hibride “Octopus”, me temën “Sulmi terrorist serb në Banjskë dhe implikimet rajonale dhe gjeopolitike”.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se Serbia ka kapacitete që ta destabilizojë Kosovën dhe Ballkanin.

Bislimi ka pasur kritika edhe për sponzorizimin nga shteti për grupet kriminale, duke thënë se armët e përdorura në Banjskë nuk mund të blihen çdo kund.

“Dua të theksoj involvimin e akterëve të Serbisë. Serbia ka kapacitet që ta destabilizojë Kosovën dhe Ballkanin. Banjska mund të përdorët për një studim. Akti i agresionit ka ngritur brengën në rajon e BE-së dhe për arsye se ky lloj akti mund ta zhbëj gjithë progresin që Kosova e Serbia ka bërë përmes dialogut me Serbinë. Brenga kryesore është fuqia që kanë akterët shtetëror për të ofruar informata të gabuara drejtë luftës hibride që Serbia po e përdor viteve të fundit. Ai ka arritur ta konsolidojë pozicionin e kriminelëve serb si Millosheviqi dhe të tjerë”.

“Ata përmendin kinse terrorin e Kurtit. Teoria e konflikteve dallon nga ata që i nxisin dhe Vuçiqi e kompleton këtë. Nga konflikti varet edhe ekzistenca e tij. Vuçiqi mohoi edhe ndalimin e një veture me një grumbulli me armë pak ditë para sulmi në Banjskë, por sulmi i 24 shtatorit shpërfaqi dhe e nxori para aktit të kryer dhe treguan Vuçiq e Radojiçiq janë mbrapa këtyre akteve terroriste”, është shprehur Bislimi, raporton “EO”.

Ndërsa drejtori i Institutit për Studime të Luftës Hibride “Octopus”, Agim Musliu, ka folur për sulmet e vazhdueshme në veri, duke thënë se Serbia është i vetmi fajtor.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian (BE), Peter Stano, ka thënë se…