Bislimi: Serbia u pajtua të hapen të gjitha arkivat, edhe ato të UÇK-së

09 shtator 2021 | 14:47

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka bërë me dije se pala serbe është pajtuar në parim për hapjen e arkivave shtetërore për çështjen e të pagjeturve.

Pas kthimit nga Brukseli, në një konferencë për medie,  ai ka thënë se Serbia ka kërkuar edhe hapjen e arkivave të UÇK-së.

“Ne kemi evidentuar se problemi kryesor për çështjen e të zhdukurve me forcë është mos gatishmëria e palës serbe për hapjen e arkivave shtetërore. Ne kemi diskutuar edhe për kthimin e disa mbetjeve mortore të viktimave që janë gjetur në Kishevak. Po ashtu ne kemi kërkuar mos pjesëmarrjen e  Odalloviqit në delegacionin serb. Pala serbe në mënyrë deklarative kanë thënë se janë dakord të hapin gjitha arkivat, përfshirë edhe arkivat në Kosovë dhe të UÇK-së”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se e kanë informuar palën serbe se marrëveshja për targa përfundon me 15 shtator.

“Ne kemi bërë të qartë se mandati i BE-së krahas gjetjes së zgjidhjeve është edhe monitorimi dhe asistimi për marrëveshjet e deritanishme. Sa i përket energjisë ka pas të bëjë me licencimin e operatorit për energji. Sa i përket marrëveshjes së targave ne i kemi bërë të ditur se marrëveshja përfundon më 15 shtator dhe nuk kemi interes të vazhdojmë”, ka deklaruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë me…