Bislimi: S’ka pasur marrëveshje për targat dje në Bruksel, Petkoviqi as nuk ishte i pranishëm

16 nëntor 2022 | 12:23

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi është deklaruar sërish në lidhje me takimin e djeshëm në Bruksel, me përfaqësuesin e Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, ku është diskutuar për çështjen e targave.

Bislimi është shprehur i “nervozuar” me raportimet se ka pasur arritje të marrëveshjes në mes të tij dhe kryenegociatorit të palës serbe, Petar Petkoviq, në lidhje me targat.

Ai ka theksuar se Petkoviqi nuk ka qenë fare i pranishëm në Bruksel, derisa ka thënë se mediat kanë dezinformuar.

“Takimi ka qenë vetëm bilateral, pra vetëm unë dhe zoti Lajçak. Çdo raportues që ka raportuar për zhvillimet në Bruksel ka dezinformuar sepse unë nuk jam dëgjuar me asnjë prej gazetarëve. Asgjë që është thënë në media nuk përkon, është produkt i imagjinatës. Petkoviqi nuk ka qenë fare në Bruksel as nuk ka qenë e paraparë që të udhëtoj”, ka thënë Bislimi.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dje në hotelin Bellevue Palace të kryeqytetit të Zvicrës në…