Bislimi s’shkon në Komision, Blerta Deliu vendos fotot e tij duke e gjuajtur me shishe Lushtakun
21 korrik 2023
| 11:45
Ka dështuar të mbahet mbledhja e Komisionit për Integrim Evropian, ku ishte ftuar të raportonte zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, shkaku i mungesës së këtij të fundit.
Në sallën ku do të mbahej mbledhja, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka vendosur disa fotografi ku shihet Bislimi duke e gjuajtur me shishe deputetin e PDK-së, Mërgim Lushtakun.
“Besnik Bislimi u dorëzua sot. Nuk erdhi për raportim në Komisionin Parlamentar rreth proceseve integruese të vendit. Ndoshta edhe pse s’ka pasë çka me raportu, përveç izolimit, sanksioneve dhe koordinimit me Radojçiqin. Profesor, mos ik!”, ka shkruar në “Facebook” Deliu.