Bislimi: Synojmë një mjedis më të mirë për bizneset
Zëvendëskryeministri për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, ka thënë se qeveria synon një mjedis më të mirë për bizneset.
Në takimin ku është prezantuar qasja e ekzekutivit për zvogëlimin e barrës administrative për qytetarë dhe bizneset, ai ka thënë e reforma e administratës publike e ka një rol shumë të rëndësishëm në këtë qeveria.
“Dua të theksoj se ne kemi rinisur procesin e hartimit të strategjisë kombëtare të zhvillimit 2020-2030 me një qasje komplet të re dhe gjithëpërfshirëse ku përveç ministrive, gjithë sektorët e përfshirë por edhe administratën publike. Strategjia kombëtare e zhvillimit do të jetë strategjikë dhe orientues i reformave për qeverisjen tonë. Si pjesë e reformave të përgjithshme në administratën publike, është përmirësimi i zhvillimit dhe koordinimi i politikave do të zbatohet përmes kornizës kombëtare të menaxhimit strategjik. Ndër të tjera kemi filluar edhe strategjinë e re të reformës së administratës publike e cila do ndjek një qasje të re ndërmjet planifikimit më të mirë duke e duke vendosur qartësi dhe llogaridhënie institucionale”, ka thënë ai.