
Bislimi takohet me ambasadorin e Austrisë, flasin për konstituimin e qeverisë
14 mars 2025
| 13:12
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Kosovës, Besnik Bislimi, ka pritur ambasadorin e Austrisë në Kosovë, George Schnetzer.
Sipas njoftimit të qeverisë, së bashku biseduan për thellimin e marrëdhënieve të shkëlqyera mes Kosovës dhe Austrisë e fuqizimin e bashkëpunimit të dyanshëm.
Tutje, mes temave të diskutuara përgjatë takimit ishte dhe konstituimi i qeverisë pas zgjedhjeve dhe hapat drejt formimit të institucioneve në legjislaturën e 9-të.
Zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi ambasadorin dhe shtetin e Austrisë për partneritetin dhe mbështetjen e vazhdueshme.