Bislimi takohet me ambasadorin e ri austriak, diskutojnë për integrimin e Kosovës në BE

23 tetor 2023 | 16:40

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, ka mirëpritur të hënën në takim ambasadorin e ri të Austrisë në Kosovë, George Schnetzer.

Bislimi i ka uruar mirëseardhje ambasadorit Schnetzer, duke theksuar se marrëdhëniet në mes të dy shteteve janë të shkëlqyera.

Me këtë rast, ai ka falënderuar Austrinë për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën.

“Zëvendëskryeministri Bislimi foli dhe mbi bashkëpunimin e frytshëm me ish-ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger e kontributin e tij, dhe i ofroi ambasadorit të ri George Schnetzer bashkëpunim të afërt në thellim të mëtejmë të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Austrisë. Mes temave të diskutuara përgjatë takimit ishte dhe rrugëtimi i Kosovës drejt integrimit evropian, ku zëvendëskryeministri Bislimi theksoi se vendi ynë është i përgatitur institucionalisht dhe i gatshëm për hapa të rëndësishëm tutje drejt integrimit në BE, ku Republika e Kosovës e mirëpret planin e ri për zgjerim, përfshirë parimin që procesi duhet të jetë i bazuar në meritokraci”, ka njoftuar Qeveria e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vendosur lule të freskëta…