Bislimi takohet me ambasadorin norvegjez, ja për çfarë biseduan
17 maj 2021
| 12:05
Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, ka pritur të hënën në takim ambasadorin e Norvegjisë në Prishtinë, Jens Erik Grondahl.
Gjatë takimit, ambasadori Grondahl e zëvendëskryeministri Bislimi kanë biseduar në lidhje me implementimin e Memorandumit të mirëkuptimit në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Qeverisë së Mbretërisë së Norvegjisë, dhe Grupit për Ballkan (BPRG), shkruan “Epoka e re”.
Ky memorandum mirëkuptimi ka për qëllim mbështetjen për Qeverinë e Kosovës në kornizë të “agjendës për mbështetje të paqes dhe shtetndërtimit, si dhe avancimit të agjendës evropiane për Kosovën”.