Bislimi takohet me emisarin slloven, diskutojnë për zgjedhjet dhe procesin e dialogut

14 shkurt 2025 | 13:41

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, ka pritur në takim mëngjesin e sotëm përfaqësuesin e posaçëm të Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor, Anzej Franges, të shoqëruar nga ambasadorja e Sllovenisë në Kosovë, Minca Benedejçiq.

Në njoftimin e qeverisë është thënë se fillimisht Franges e ka uruar Kosovën për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 9 shkurtit, ndërsa Bislimi ka shprehur se subjekti i tij është fituesi i zgjedhjeve dhe se presin certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve dhe numërimit të të gjitha votave të qytetarëve.

Më tutje është bërë me dije se është diskutuar edhe për situatën në rajon dhe procesin e dialogut, për çfarë Bislimi ka shprehur nevojën për një qasje të balancuar ndaj palëve në mënyrë që të ecet përpara drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika…