Bislimi takohet me anëtarin qeveritar të kantonit të Bernit, bisedojnë për integrimin e shqiptarëve në Zvicër
Drejtori i organizatës joqeveritare “Zëri Perëndimor i Kosovës”, Sali Bislimi ka bërë me dije se është takuar me Christoph Neuhaus, qeveritar në kantonin e Bernit, i cili drejton Drejtorinë e Ndërtimit, Transportit dhe Energjisë në këtë kanton.
Bislimi ka thënë se me Neuhausin kanë biseduar për integrimin dhe për gjithçka që ka të bëjë për shqiptarët në Zvicër. Po ashtu, ai ka thënë se kanë biseduar edhe për Kosovën.
“Sot pata kënaqeshin të bashkëbisedoj me z. Christoph Neuhaus, qeveritar në kantonin e Bernit, i cili drejton Ministrinë e Ndërtimit, Transportit dhe Energjisë. Temat e që biseduam ishin ato të punës, integrimit dhe përpjekjet për të bërë diçka për shqiptarët këtu edhe për Kosovën. Autoritetet e Kantonit të Bernit, me duken që janë më të mirët në Zvicër, modest, praktik dhe shumë konkret nga të gjitha partitë politike që janë”.
“Jemi shumë të angazhuar thuaja çdo ditë nga ministria ime dalin nga 4 milionë franga, keni parasysh volumin e punëve që kemi. Unë i premtova që nuk do ndalem asnjëherë për të promovuar vlerat perëndimore si shoqëri këtu dhe Kosovë sepse në ato vlera është ngritur kombi ynë dhe janë historike për ne. U dakorduam për nevojën e domosdoshme që në të ardhmen të bashkëpunojmë vëllazërisht!”, ka shkruar Bislimi në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/