Bislimi takohet me ministrin e Ekonomisë të Gjenevës, flasin për forcimin e raporteve Kosovë-Zvicër
28 tetor 2019
| 14:43
Drejtori i organizatës joqeveritare “Zëri Perëndimor i Kosovës”, Sali Bislimi është takuar me ministrinë e ekonomisë të kantonit të Gjenevës, Pierre Maudet, me të cilin ka biseduar për ndërtimin e raporteve miqësore në mes të Kosovës dhe Zvicrës.
“Kisha kënaqësinë sot të drekoj në Bernë me mikun tim, ministër i ekonomisë të kantonit të Gjenevës ish-kandidati për këshilltar federal, z.Pierre Maudet. Takimit miqësor ju bashkëngjitën të gjitha temat që kanë të bëjnë me komunitetin tonë këtu, integrimin, dhe ndërtimin e raporteve më miqësore në mes të Zvicrës dhe Kosovës”, ka shkruar Bislimi në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/