Bislimi takohet me parlamentarë e zyrtarë në Bern të Zvicrës
01 maj 2024
| 20:18
Zv/kryeministri Besnik Bislimi ka njoftuar se është takuar me parlamentarë e zyrtarë qeveritarë në Bern të Zvicrës, me të cilët ka thënë se ka diskutuar për një mori temash.
“Me parlamentarë e zyrtarë qeveritarë, në Bern të Zvicrës, diskutuam mbi një mori temash. Nga progresi ynë, zhvillimi ekonomik e perspektiva evropiane e vendit, deri tek marrëdhëniet tona bilaterale, situata në vend e rajon, anëtarësimi në Këshillin e Evropës dhe procesi i dialogut.”
Bislimi ka shkruar se me kontributin e mërgatës bashkëpunimi e marrëdhëniet e Kosovës me Zvicrën po fuqizohen dita ditës.
Postimi i plotë: