Bislimi takohet me përfaqësues të kantonit Jura në Zvicër

30 tetor 2019 | 11:59

Drejtori i organizatës joqeveritare “Zëri Perëndimor i Kosovës”, Sali Bislimi, është takuar me autoritete të larta të kantonit Jura në Zvicër.

Bislimi ka thënë se me përfaqësuesit zviceranë ka biseduar për tema të cilat do të duhej të ishin inspirim edhe për Kuvendin e Kosovës.

“Sot në vizitë të Parlamentit të kantonit Jura, kisha kënaqësinë të bashkëbisedojë me autoritetet e larta në kanton. Me kryetarin e Parlamentit, z.Gabriel Voirol , ministren e Brendshme, zonjën Nathalie Barthoulot, dhe shumë deputetë të gjitha partive politike. Temat që dëgjova sot ishin inspirim që në ardhmen edhe Parlamenti i Kosovës të jetë në interesin e qytetarit të vendit sikur këtu, për t’i dhenë qytetarëve vlerat e barazisë, sigurisë, mirëqenies dhe humanizmit”, ka shkruar Bislimi në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Image may contain: 3 people, including Sali Bislimi, people smiling, suit, indoor and closeupImage may contain: 2 people, including Sali Bislimi, people smiling, eyeglassesImage may contain: 1 person, standingImage may contain: Sali Bislimi, sitting

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e sotme ka…