Bislimi takohet me Reçicën: Çdo herë do të jemi afër Kosovës
31 gusht 2022
| 15:10
Veprimtari Sali Bislimi, i cili jeton dhe punon në Zvicër është takuar me deputetin e PDK-së në Kuvendin e Kosovës, Elmi Reçica.
Me këtë rast, Bislimi ka thënë se në të gjitha proceset do të jetë gjithherë afër Kosovës
“Një mikpritje e ngrohet nga bashkëvendësi, deputet i Parlamentit të Kosovës dhe udhëheqës i Departamentit të Diasporës nga PDK, miku im z. Elmi Reçica. Do jemi afër Kosovës në të gjitha proceset që kalon, kemi sfida para nesh për një Kosovë të integruar konform vlerave të lirisë dhe demokracisë. Lidhja me atdheun është lidhje me zotin!”, ka shkruar Bislimi në llogarinë e vet në “Facebook”.