Bislimi takohet me shefin e ri të BE-së në Kosovë, ja për çfarë biseduan
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, të premten është takuar me shefin e ri të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, të cilit ia ka shprehur përkushtimin dhe gatishmërinë për të ndërtuar partneritet të ngushtë për përparimin e agjendës evropiane të Kosovës.
“Në fokus të bisedës ishin marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, lidershipi i ri pas zgjedhjeve evropiane, bashkëpunimi ndërinstitucional, qeverisja dhe progresi i Kosovës në demokratizim, sundim të ligjit, politikat energjetike dhe reformat ekonomike, të cilat së fundi u përshëndetën edhe nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen”, ka njoftuar qeveria.
Sipas këtij njoftimi, Bislimi ka përmendur edhe angazhimin e Kosovës për të vazhduar reformat e nevojshme që të avancohet pozicioni i saj.
“Drejt marrjes së pyetësorit para statusit kandidat të BE-së, dhe gjithashtu konfirmoi angazhimin në përmbushjen e reformave nga Plani i Rritjes”, është thënë në këtë njoftim.