Bislimi takohet sot me Lajçakun
10 tetor 2024
| 09:00
Zëvendëskryeministri i vendit, Besnik Bislimi, sot do të zhvillojë një takim me emisarin special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.
Në konferencën për media pas mbledhjes së qeverisë mbajtur dje, ai tha se Lajçaku është duke punuar drejt caktimit të një takimi të radhës të kryenegociatorëve.
“Emisari Lajçak është duke punuar drejt caktimit të një takimi të radhës të kryenegociatorëve. Nuk e di kur do të jetë ai takim. Unë nesër (sot) do ta takojë Lajçakun dhe pastaj do të mund të dakordohemi se si ecët më tutje”, tha Bislimi.