Bislimi takon drejtorin gjeneral të migracionit në kantonin e Gjenevës

15 mars 2021 | 19:29

Drejtori i organizatës joqeveritare “Zëri Perëndimor i Kosovës”, Sali Bislimi, ka takuar sot drejtorin gjeneral të popullatës dhe migracionit të kantonit të Gjenevës, Bernard Gut.

“Një mikëpritje shumë e ngrohtë miqësore, ku biseduam për shumë gjëra që lidhen me komunitetin tonë këtu, integrimin, Kosovën në tërësi, sfidat që kemi kaluar si shoqëri nga okupimi liria dhe shtetndërtimi dhe azili, shtetin e së drejtës, dhe shumë gjëra tjera”, ka shkruar Bislimi në llogarinë e vet në “Facebook”.

“Një Kosovë me vlerat perëndimore ndihmon të gjithë, ishte konkludimi ynë. Faleminderit për mikëpritjen vëllazërore miku im BERNARD!!”, ka shkruar Bislimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hendbollisti Kastriot Jupa për “Epokën e re” ka bërë me…