Bislimi takon personalitete nga vende të ndryshme të botës në Forumin Crans Montana
Drejtori i organizatës joqeveritare “Zëri Perëndimor i Kosovës”, Sali Bislimi, ka marrë pjesë të premten në Forumin Crans Montana në Gjenevë.
Gjatë këtij forumi ai ka takuar personalitete të ndryshme të botës, me të cilët kanë biseduar për zhvillimet në Kosovë dhe për njohjet e reja për shtetin tonë.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se takimet ishin shumë frytdhënëse, dhe sipas tij organizata joqeveritare “Zëri Perëndimor i Kosovës” tanimë po merr kontaktet të drejtpërdrejta me qeveri të ndryshme të botës.
Postimi i plotë i tij:
Ishte kënaqësi të jem në misionin shumë fisnik për Kosovën, vlerat perëndimore të kombit tonë zënë vëmendje të veçantë nga shumë të pranishëm në Forumin Crans Montana.
Takim me udhëheqësit e forumit, me kryetarin e Qeverisë së Kantonit Valais, z. Gilles Martin, kryetarin e Armenisë z. Armen Sarkissian, eurodeputetin liderin e Katalonisë mikun tim me shqiponjë z. Carlos Puidgment, kryetarin e Sllovenisë Borut Pahor, parlamentarin e Zvicrës z. Benjamin Roduit, dhe me nënkryetaren e Unionit Pan-Afrika, dhe më shumë personalitete të tjera të botës.
Temat që biseduam ishin realiteti i Kosovës, ardhmëria e Kosovës, neglizhenca e bashkësisë ndërkombëtare, lobimi për njohje të reja nga vendet që nuk e kanë njohur Kosovën, mbrojtja e luftës së UÇK-së.
Takimet ishin shume frytdhënëse dhe Zëri Perëndimor i Kosovës merr kontaktet direkte me qeveri të ndryshme të botës.