Bislimi tallet me aksionin e PSD-së
Ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, është tallur me aksionin simbolik të PSD-së, i cili është lidhur me deklaratën e Bislimit, bërë në fillim të kësaj lave për uljen e papunësisë në Kosovë.
Ai ka thënë se është i nderuar nga një aksion i një partie të vogël, siç është PSD-ja.
“I nderuar edhe nga ky makro aksion i një mikro partie. Mendoj që PSD-së i bëhet padrejtësi e madhe duke ia zhvlerësuar aksionin. Për një parti të përmasave të PSD-së ky aksion kërkon angazhim maksimal dhe shterje resursesh të kufizuara e veçanërisht në këtë periudhë pandemie. Andaj, edhe nëse partia është simbolike, aksioni i tyre nuk mund të quhet i tillë. Nëse PSD vendos që pjesëmarrësit në aksion t’i pajisë me kontrata njëvjeçare, mund të bëhen pjesë e masës 14 dhe të kontribuojnë edhe më tej në uljen e papunësisë”, ka shkruar Bislimi në llogarinë e vet në “Facebook”.
Ndryshe, gjatë aksionit simbolik, zyrtarja e PSD-së, Natyra Kuçi, ka thënë se Kosova tash e ka “një zbulues epokal të ekonomisë” dhe se çmimi Nobel “tash do ta mbajë emrin çmimi Besnik Bislimi për Ekonomi”. (L.G: ‘Epoka e re’)