Bislimi, thirrje bashkëatdhetarëve në Bern: Ta përkrahin për deputet Michaël Leschotin
Drejtori i organizatës joqeveritare “Zëri Perëndimor i Kosovës”, Sali Bislimi, që jeton dhe vepron në Zvicër, u ka bërë thirrje shqiptarëve që në zgjedhjet e 27 marsit për Këshillin e Lartë në Bern ta përkrahin kandidatin për deputet Michaël Leschot.
Bislimi përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka thënë se Leschot është një mik i shqiptarëve dhe meriton përkrahjen për deputet në Bern.
“Të dashur miqë dhe bashkëatdhetarë të nderuar. Në zgjedhjet kantonale të 27 marsit kemi edhe mikun tonë të madh z, Michaël Leschot, kandidat për deputet në Këshillin e lartë në Bern. Miku im është edhe kryetar i partisë liberal-radikale për qytetin Biel-Bienne -Seeland, ku ju bashkangjisë edhe zonen elektorale me të drejt vote në dy ngjyrat, zonat me drejt vote për mikun tonë dhe listen 16”.
“Politikanët frankofonë të kantonit Bern meritojnë përkrahje masive të komunitetit tonë, sepse në të gjitha kohërat i kishim dhe do t’i kemi afër nesh këtu edhe për proceset pozitive për Kosovën. Ju falënderoj si çdo herë, sepse aty ku votojmë ne shumë herë edhe përcaktojë fituesin! Na priftë e mbara!!!”, ka shkruar Bislimi.