Bislimi, thirrje bashkëatdhetarëve në Vaud: Të përkrahni në zgjedhjet e së dielës, Isabelle Moret
Drejtori i organizatës joqeveritare “Zëri Perëndimor i Kosovës”, Sali Bislimi, që jeton dhe vepron në Zvicër, u ka bërë thirrje shqiptarëve në këtë shtet që në zgjedhjet së dielës në kantonin e Vaudit ta përkrahin kandidaten Isabelle Moret, ish-kryetare e parlamentit zvicran.
Gjithashtu edhe kandidatët tjerë Borloz, Luisier, Buffat dhe Dittli.
“Të dashur miq, bashkëatdhetarë telë nderuar: Ju që jetoni dhe keni të drejten e votes në kantonin Vaud, mos harroni dilni nesër votoni në raundin e dytë miqtë tanë dhe të Kosovës, krahun e djathtë Aleancën Vaudoise, miken tonë ish-kryetaren e parlamentit Zvicran zonjën e nderuar Isabelle Moret, Borloz, Luisier, Buffat dhe Dittli. Fitorja miqeve është edhe fitore për të gjithë NE!”, ka shkruar Bislimi në llogarinë e vet në “Facebook”.