Bislimi thotë se 9 mijë e 300 persona janë punësuar prej ardhjes se LV-së në pushtet

20 tetor 2021 | 15:23

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi , ka thënë se tri prioritetet e para të Qeverisë Kurti kanë qenë ballafaqimi me pandeminë, sundimi i ligjit dhe krijimi i vendeve të reja të punës.

Ai ka thënë se në qeverisjen e tyre kanë arritur shtimin e punësimit në vend me mbi 9 mijë të punësuar.

“Kemi qenë të suksesshëm në arritjen e këtyre objektivave edhe sa i përket vaksinimit të qytetarëve. Derisa, për herë të parë në trendin e rritjes ekonomike, Kosova do të shënojë rritje ekonomike dy shifrore. Sa i përket punësimit, në qeverisjen tonë është numri më i madh i të punësuarve, prej 9 300 më i lartë prej që ka ardhur qeveria Kurti”, ka thënë Bislimi gjatë një diskutimi me temën: “Dialogun Publik-Privat”, pjesë e projektit “Studimi i Konkurrueshmërisë së Kosovës”, i cili bashkë-financohet nga Agjecia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (SIDA) dhe Fondacioni MDA.

Ndërsa ambasadorja e Suedisë në Kosovë, Karin Hernmarck Ahliny, ka thënë se mbetet përkushtim i tyre për ta ndihmuar Kosovën në çështjet e mjedisit dhe të zhvillimit ekonomik.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëvizja Vetëvendosje në Vushtrri nuk do ta përkrahë kandidatin e…