Bislimi thotë se ende nuk është arritur koalicioni me LDK-në

08 janar 2020 | 22:48

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Besnik Bislimi, ka reaguar ndaj raportimeve të mediave për arritjen e koalicionit me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK).

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka thënë se sonte, shumë më shumë se netëve më parë, analistë nëpër studio televizive, portale e pseudoportale kanë vërshuar qytetarët me informata të pasakta e me hamendësime, gjithnjë duke u “thirrë” në “burime të brendshme”.

“Dëshiroj të qetësoj të gjithë Ju dhe demantoj të gjithë ‘këta’: Gjithë këto spekulime e hamendësime  dhe këto gjoja ‘burime’ janë shumë larg së vërtetës dhe qëllimmirës. Ashtu edhe si e kemi cekur në informatën nga Lëvizja Vetëvendosje!: Bisedimet kanë rifilluar intenzivisht, takimet po i mbajmë në baza ditore si dhe ka lëvizje dhe hapa përafrues (por asesi të përafërt me ato që po qarkullojnë gjithandej)”, ka shkruar Bislimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri suprem i Iranit, Ali Khamenei, gjatë ditës së sotme…