Bislimi thotë se Haradinaj ia ka shqyer dokumentin shtatë faqesh për dialogun

18 korrik 2022 | 15:34

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se liderët e opozitës nuk kanë qenë të interesuar të informohen për procesin e dialogut.

Bislimi ka thënë të hënën se lideri i PDK-së, Memli Krasniqi, nuk e ka pranuar fare ftesën e tij për informim rreth procesit të dialogut.

“Për dijeninë tuaj, kur kemi filluar me procesin e dialogut i kemi ftuar të gjithë liderët politikë që të vijnë, të diskutojnë dhe të informohen për elementet dhe rrugën përpara. Lideri juaj (Memli Krasniqi) nuk ka ardhur hiç, ndërkaq lideri i LDK-së ka ardhur dhe ka thënë se ‘do ta keni mbështetjen tonë të plotë nëse e zbatoni platformën tonë për dialogun. Por, mua nuk më ka zgjedh Lumir Abdixhiku në krye të negociatave, por Albin Kurti. Prej tij e marr mandatin”, ka thënë ai.

Duke raportuar në Komisionin Parlamentar për Integrime Evropiane, kryenegociatori Bislimi ka thënë se një lider opozitar, duke iu referuar kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, ia ka shqyer atij një raport shtatë faqesh të cilin ia ka dërguar në fillim të procesit dialogues.

“Ndërkaq lideri juaj (i drejtohet deputetes Time Kadriaj), kur ia kam dërguar një raport shtatë faqesh rreth procesit të dialogut, ka thënë ‘veç e kam marrë, e kam shqyer dhe e kam gjuajtur në bërllok’”.

“Unë mendoj që procesi i dialogut është tepër i rëndësishëm që të bëhet arenë e konflikteve para mediave”, ka thënë Bislimi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është e vështirë të besohet, por kanë kaluar më shumë…