Bislimi thotë se Kurti dhe Vuçiqi mund të takohen në tetor
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, ka thënë se kryeministri Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq mund të takohen në tetor.
Ai në Komisionin për Integrime Evropiane, ka thënë se një gjë e tillë ende nuk është konfirmuar.
Duke folur për çështjen e liberalizimit të vizave, ai ka thënë se kjo temë është pika e pesë e takimit të ardhshëm të grupit punues për liberalizimin e vizave, por nuk dha datë kur hiqen vizat.
“Ky është hapi i parë, por jo edhe i fundit pasi janë edhe pesë hapa të tjerë. Ne shpresojmë që të gjitha etapat të përmbyllen brenda një afati të shkurtër por e shohim të panevojshëm të japim datë”, ka thënë ai.
Më tutje, ai ka thënë për të aplikuar për statusin e kandidatit nuk ka kritere që duhet të plotësojë Kosova.
Sipas tij, është vlerësim i përgjithshëm se Kosova për nga përmbushja e obligimeve ndaj Bashkimit Evropian është dukshëm më mirë se të gjitha vendet e rajonit./EO/