Bislimi thotë se sondazhet e nxjerrin Vetëvendosjen të parën, e jo LDK-në
Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi, ka thënë se të gjitha sondazhet e nxjerrin fituese këtë lëvizje në zgjedhjet e 6 tetorit.
Duke iu referuar zhvillimeve të fundit brenda LDK-së, Bislimi ka thënë se do t’iu ndihmonte shumë nëse dikush del e thotë se gjendet qoftë edhe një sondazh i vetëm aktual në Kosovë që e nxjerr LDK-në të parën.
“Në këto momente shumë të rëndësishme për të ardhmen politike të vendit, një kontribut i madh në largimin e mjegullës dhe megamanipulimit të qytetarëve dhe akterëve politikë do të mund të vinte edhe nga institutet që kanë aktivitet primar organizimin e sondazheve serioze me respodentë. Do të ndihmonte shumë nëse do të na tregonin nëse gjendet qoftë edhe një sondazh I vetëm aktual në Kosovë që e nxjerr LDK-në të parën apo qofte edhe një sondazh i vetëm që nuk e nxjerr Lëvizjen Vetëvendosje! fituese të zgjedhjeve të 6 tetorit”.
“Kjo ka mundësi pak a shumë edhe e lehtëson arritjen e marrëveshjes aq të mirëpritur mes VV dhe LDK, sepse ua heq palëve nga dora një pseudoargument që po keqpërdoret pa mëshirë, mes tjerash edhe nga mediet që pozicionimin e kanë brendim dhe obligim. Do të ndihmonte shumë edhe nëse na tregojnë se a ka qoftë edhe vetëm një sondazh serioz që e nxjerrë qoftë PDK, qoftë koalicionin AAK-PSD si lojtar serioz për më lartë se vendin e tretë”, ka shkruar Bislimi në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/