Bislimi tregon sa para grumbulloi diaspora për të luftuar koronavirusin në Kosovë
17 prill 2020
| 21:41
Ministri i Financave, Besnik Bislimi ka thënë se deri tani janë grumbulluar 391.886 euro nga diaspora për fondin e Qeverisë për t’i ndihmuar institucioneve në kohë pandemie.
Bislmi ka treguar se edhe qytetarët që jetojnë në Kosovë kanë dhuruar rreth 22 mijë euro. “Përditësim i informatës për donacionet në llogarinë COVID-19: Deri në këtë moment, në llogari janë derdhur 391.886 Euro. Donacione nga Zvicra janë 206.000 euro; nga Gjermania 92.000; nga Kosova 22.000 euro, pastaj vijnë donacionet nga Suedia, Norvegjia, Austria, Mbretëria e Bashkuar dhe Belgjika. Shumë faleminderit secilit prej jush”, ka shkruar Bislimi në “Facebook”.