
Bislimi u bënë thirrje shqiptarëve në Zvicër me shtetësi franceze të votojnë Marc Ferraccin për paralamentin francez
03 qershor 2022
| 20:59
Drejtori i organizatës joqeveritare “Zëri Perëndimor i Kosovës”, Sali Bislimi, që jeton dhe vepron në Zvicër, u ka bërë thirrje shqiptarëve që kanë nënshtetësinë franceze dhe jetojnë në Zvicër të votojnë për Marc Ferracci, i cili është favorit për deputet në zgjedhjet e 12 dhe 19 qershorit për parlamentin francez.
Bislimi ka treguar se Ferracci vjen nga partia e Macronit.
“Një mbështetje solide nga ana jonë do konfirmonte zgjedhjen e tij dhe neve do të na mundësonte kyçjen tonë më të lehtë në parlamentin Franceze për të debatuar dhe sensibilizuar proceset e Kosovës në integrimin evropian! Suksese miku im Marc, të priftë e mbara. Jemi me TY!”, ka shkruar Sali Bislimi në llogarinë e vet në “Facebook”.