Bislimi ua prezanton deputetëve dosjet e Lajçakut dhe të qeverisë për dialogun me Serbinë
05 maj 2021
| 10:40
Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, ka raportuar para deputetëve në Komisionin për Punë të Jashtme.
Ai deputetëve ua ka prezantuar dosjen nga emisari i Bashkimit Evropian për Ddalog, Miroslav Lajçak dhe atë që e kanë trashëguar nga qeveritë e kaluara.
Ai ka thënë se në dosjen e trashëguara nuk ka asgjë substanciale, por vetëm tregojnë për mbajtjen e takimeve.
Bislimi ka treguar se është takuar me Veton Surroin, Blerim Shalën dhe Skënder Hysenin.
Megjithatë, Besnik Bislimi thotë se takimin me të e ka refuzuar Edita Tahiri.
(EO)