![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/03/bislimi-1-2.jpg)
Bislimi udhëton për në Strasburg për nënshkrimin zyrtar të vendimit për liberalizimin e vizave
18 prill 2023
| 13:52
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, udhëton ditën e nesërme drejt Strasburgut.
Ai do të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit zyrtar të vendimit për liberalizimin e vizave për Kosovën në Parlamentin Evropian, e organizuar nga presidentja e Parlamentit Roberta Metsola.
Ceremonia do të fillojë në orën 14:45.
Pas ceremonisë së nënshkrimit, zëvendëskryeministri Bislimi do të mbajë një konferencë për media në Parlamentin Evropian së bashku me Eurodeputetin dhe Raportuesin për Kosovën për çështjen e vizave Thijs Reuten, me fillim nga ora 15:15.