Bislimi udhëton sot për në Bruksel
15 nëntor 2021
| 12:38
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, do të udhëtoj sot në Bruksel për të vazhduar procesin e dialogut Kosovë-Serbi.
Lajmin e ka konfirmuar kryeministri Albin Kurti, pas takimit me homologun e kroat, Andrej Plenkoviq.
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi në Bruksel pritet të takoi shefin e politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, dhe përfaqësuesin e BE-së për dialogun Kosovë-Serb, Mirosjav Lajçak.