Bislimi uron Krishtlindjet
Drejtori i organizatës joqeveritare “Zëri Perëndimor i Kosovës”, Sali Bislimi, ka uruar besimtarët e krishterë për Krishtlindje.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se në këtë festë paçi bekimin e Zotit dhe shumë dashuri në familjet e juaja
“Urime Krishtlindjet miq, njerëz të mirë të vendit tonë, paçi bekimin e zotit dhe shumë dashuri në familjet e juaja. Është e mërzitshme që një pjesë e kombit tonë të jetë e privuar nga kjo festë madhështore, kjo feste e dritave në mendje dhe zemër. Historinë e kishim të ashpër ndaj nesh, edhe akoma jemi të diskriminuar, të përçarë dhe të sunduar, sepse vendit tonë armiqtë otomanë ia ndaluan zotit për të na privuar nga lutjet dhe festat e përbashkëta Evropiane. Urime Dardani Krishtlindjet, mbledh forcën që një ditë mi thanë Evropës dhe botës këtu jam, e harruar e neglizhuar por një dite patjetër krenare sepse mban në vete njerëzit me të mirë dhe të padiabolizuar”, ka shkruar Bislimi.