Bislimi: Zvicra ka interes që Kosova të ketë stabilitet politik dhe ekonomik
Drejtori i organizatës joqeveritare “Zëri Perëndimor i Kosovës”, Sali Bislimi, është takuar me shefin e sigurisë dhe drejtësisë në kantonin e Fribourgut, Maurice Ropraz, me të cilin ka biseduar në lidhje me stabilitetin politik dhe ekonomik.
Bislimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se është në interes të Zvicrës që Kosova ta këtë stabilitetin ekonomik dhe politik.
“Sot një takim të ngrohet me këshilltarin shtetëror, shefin e sigurisë dhe drejtësisë në kantonin e Fribourgut, z. Maurice Ropraz. Një historik për Kosovën për shqiptarët në tërësi, me dukuritë që vendi ynë sfidohet, mërgata jonë këtu, vlerat perëndimore që kishim ato që duhet synojmë për ta ngrit dhe bërë të barabartë kombin dhe shtetin në mesin e kombeve të avancuara dhe të civilizuara të kontinentit”.
“Nder tjera theksova që është edhe në interesin e Zvicrës që Kosova ta këtë stabilitetin ekonomik dhe politik për t’i dhenë Zvicrës turizëm, respekt, dhe dashuri dhe jo vetëm kriza sociale dhe azil, duhet të trajtohemi si evropian që shumë herë nuk kam këtë përshtypje”, ka shkruar Bislimi.
/Epoka e re/