Bislimit iu kanë përzier telat diku
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, me teorinë e tij lidhur me papunësinë do ta fitonte çmimin Nobel. “Si teori, nëse e zhvillon Bislimi, do ta fitonte çmimin Nobel. Nuk ka ndodhur askund, s’mund të ndodhë as te ne. Diku iu kanë përzier telat Bislimit. Prej që kemi filluar bisedat për koalicion, gjithmonë ka ardhur me disa të dhëna që është munduar ta ngrehë lart Vetëvendosjen dhe veten”, ka thënë Mustafa, i cili e ka vlerësuar të gabuar deklaratën e Bislimit për uljen e papunësisë në kohë pandemie.
“Është një interpretim i gabuar. s’duhet të cilësohet ndryshe. As në Kosovë e askund tjetër nuk mund të rritet punësimi kur të tjerët nuk punojnë”, ka shprehur mendimin Mustafa, i cili profesion të parë ka ekonominë.
Por, sipas tij, deklarata e Bislimit është bërë për të përfituar politikisht. “Por, s’mund të përfitosh politikisht me një konstatim që bash kurrkush nuk ta pranon”, ka thënë Mustafa.
(B. D.: “Epoka e re”)