Bitcoin kap rekord: Çmimi arrin për herë të parë 80,000 dollarë
10 nëntor 2024
| 20:05
Për herë të parë, Bitcoin u tregtua mbi 80,000 dollarë gjatë fundjavës.
Bitcoin shënoi rritje pas fitores vendimtare të Donald Trump në zgjedhjet presidenciale në SHBA.
Kohët e fundit, Bitcoin tregtohej rreth 79,700 dollarë.
Kujtojmë se Trump u zotua gjatë fushatës elektorale se do të vendoste SHBA-në në qendër të industrisë së aseteve digjitale, duke përfshirë krijimin e një stoku strategjik Bitcoin dhe emërimin e rregullatorëve të apasionuar me asetet digjitale.
Kjo ka krijuar optimizëm të madh tek investitorët e monedhave digjitale.