Bitcoin pëson sërish rënie
06 shtator 2024
| 08:53
Bitcoin dështoi të qëndronte mbi 58 000 dollarë mëngjesin e së enjtes, duke rënë deri në 56 700 dollarë gjatë ditës.
Sipas të dhënave të CoinGecko, çmimi i Bitcoin aktualisht është 56,807 dollarë, një rënie me 4.7 për qind krahasuar me një javë më parë.
Një analizë e re zbuloi se tregu kripto po kërcënohet me luhatje të mëdha nga mbajtësit afatshkurtër të kriptomonedhave.
Pavarësisht se investitori i hershëm i Bitcoin është ende në pozita fitimi, ata që kanë blerë Bitcoin në gjashtë muajt e fundit po përballen me humbje.
Kjo dinamikë ka krijuar një situatë me luhatje të mëdha dhe që mund të ketë impakt në mbarë tregun kripto.
Stabiliteti i tërë tregut mund të humbasë nëse mbajtësit e kriptomonedhave vendosin t’i shesin asetet masivisht.