Bitcoin, shumë afër 40 mijë dollarëve, vlera e tregut tejkalon 1 trilion dollarë

07 janar 2021 | 17:18

Bitcoin që nga fillimi i vitit 2021 ka nisur me rekorde të reja, ku për herë të parë ka tejkaluar vlerën prej më shumë se 30 mijë dollarësh.

Sipas CoinMarketCap, vlera aktuale e kësaj kriptovalute është 38,508.10 dollarë, ku sipas kësaj rritje është afër kapjes së vlerës prej 40 mijë dollarësh.

Nga të dhënat, brenda 24-orëve vlera e tij është rritur me mbi 10 për qind, kurse brenda një jave është mbi 35 për qind. Kjo kriptovalutë është katërfishuar në vlerë gjatë pandemisë Covid-19.

Vlera e Bitcoinit u ngrit 300 për qind në vitin 2020 dhe vetëm në muajin e kaluar ajo u rrit 50 për qind.

Thyerja e rekordeve të kësaj kriptovalute po drejtohet pjesërisht nga hyrja e investitorëve më të mëdhenj në treg. Aktualisht vlera e tregut e kësaj valute ka tejkaluar 1 trilion, ku përbën rreth 70 për qind të tregut të këtyre valutave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rreth 800 biznese, që kryesisht ishin familjare, janë mbyllur gjatë…