“Bitcoini” sërish iu rikthehet fitimeve, rritet 10 për qind brenda një jave
Pas një rënie të theksuar, “Bitcoini” sërish iu është rikthyer fitimeve. Sipas “CoinMarketCap”, aktualisht kjo kriptovalutë po tregtohet me rreth 54 mijë dollarë.
Në fund të muajit shkurt “Bitcoini” kishte arritur në vlerën e 58 354 dollarëve derisa një javë më vonë ishte zhvlerësuar me 15 mijë dollarë.
Javë më parë, “Tesla” kishte blerë 1.5 miliard dollarë në vlerë të “Bitcoinit”, duke thënë se së shpejti do të pranonte pagesa në këtë monedhë. Kurse sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen, ka lëshuar një paralajmërim në lidhje me rreziqet që paraqet “Bitcoin” për investitorët dhe për publikun. Sipas Yellen, mbetet pikëpyetje në lidhje me legjitimitetin dhe stabilitetin e kriptovalutës.
Aktualisht vlera e tregut të kriptovalutave është 1.65 trilion dollarë, ndërsa “Bitcoini” përbën mbi 60 për qind të tregut.