‘Bixhoz me aleatët’, Kusari: S’jap përgjigje për fjalimin e presidentes
25 nëntor 2024
| 13:24
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari Lila, tha se s’ka përgjigje rreth fjalimit vjetor të presidentes Vjosa Osmani në Kuvend.
“Ju po i referoheni fjalimit të Presidentes, mendoj që unë nuk jam ajo që duhet të japë përgjigje rreth fjalimit të presidentes. Secilit në rolin e vet kushtetues i takon ta bëjë vlerësimin e vet. Mendoj që është e rëndësishme që liderët institucionalë janë në rrugën e drejtë. Agjenda e përbashkët shtetërore nuk është cenuar asnjëherë. Ne si pozitë me të gjitha detyrat që kemi do të mundohemi me përkushtim dhe nder ta përmbyllim këtë legjislaturë”, ka thënë Kusari-Lila pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.