Bizneset e Unionit Shqiptarë Bonn/Siegburg, vizituan “Ariani Company” në Vushtrri
Firmat shqiptare që veprojnë në rrethinën e Bonn-it, Sigburg-ut të kryesuar nga firmat: R.B.BAU GMBH, SHEHU GMBH, SAHITI BAU GMBH, ALIU GMBH, Prenku Bau GMBH, FB Montageservice, Shehu putz, SF-Estrich Bau, Era Bau ,VML Badachungen, Heizteci Heizung, këto ditë qëndruan në vizitë në Kosovë ku mirëpriten nga firma “Ariani Company” me seli në Vushtrri nga drejtori, Naser Imeri.
Imeri i ka njoftuar mysafirët për punën dhe suksesin e arritur në ndërtim ku me përkushtim të madh po arrijnë gjithnjë suksese në këtë fushë e cila është mjaft komplekse. Ndër firmat që kryejnë punë të njëjtë por në shtetin gjerman qw ishte vizitor tek ‘Ariani Company’ ishte edhe firma R.B Bau GmbH e që shkëmbyen përvojat e tyre dhe u njohën me mes veti si dy kompani ‘lokomotiva’ në ndërtim si në Gjermani ashtu edhe në Kosovë. Bizneset e fushës së njëjtë u shprehën të gatshëm që përvojat e tyre por edhe bashkëpunimin ta vazhdojnë duke ndërtuar raporte më të afërta në bashkëpunim.
Bizneset shqiptare që veprojnë në diasporë e posaçërisht në Gjermani në kuadër të Unionit të Bizneseve janë ndarë shumë të kënaqur me pritjen dhe vizitat në punishten e tyre që i ka bërë drejtori i “Ariani Company”, Naser Imeri më stafin e kompanisë ndër më të suksesshmet në Kosovë dhe lider në qytetin e Vushtrrisë.