Bizneset familjare përkrahin Ferit Idrizin për kryetar të Vushtrrisë
Kandidati për kryetar të Vushtrrisë, Ferit Idrizi, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, ditën e sotme e ka kaluar më qytetar dhe bizneset e tyre familjare.
Ndër të tjera, ai ka vlerësuar banorët e tij duke që njihen si punëtor të mëdhenj dhe se kërkesat e tyre janë minimale e kërkesat e tyre nuk ishin marr parasysh nga qeverisja në ikje. Idrizi i ka njoftuar për planin e tij rreth investimeve në këtë pjesë të qytetit dhe për përkrahjen që do t’ua japim këtyre bizneseve.
Ky është postimi i tij i plotë:
“E kalova një pjesë të ditës së sotme, duke takuar shumë qytetarë në bizneset e tyre familjare. Si vushtrrias njihemi punëtorë të mëdhenj dhe të kujdesshëm për punën që bëjmë. Kërkesat e tyre janë minimale, por as këto nuk janë marrë parasysh nga qeverisja në ikje. Sot i takova dhe i njoftova për planin tim rreth investimeve në këtë pjesë të qytetit dhe për përkrahjen që do t’ua japim këtyre bizneseve. U ndava duke ua dhënë fjalën se do t’i mbaj të gjitha premtimet e dhëna. U dakorduam që bashkë të shihemi në festën e fitores, më 14 nëntor”.
#kryetaritëgjithëve.